Shehaj: Kjo qeveri di të bëjë vetëm koncesione, çmimet po rriten për çdo ditë

Shehaj: Kjo qeveri di të bëjë vetëm koncesione, çmimet po rriten për çdo ditë

21:11, 05/01/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj, në intervistë me Skype në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për situatën ekonomike në vend.

Shehaj thekson se kjo qeveri do të bëjë vetëm koncensione. Ajo shtoi se çmimet janë vetëm duke u rritur nga dita në ditë.

“Ne nuk dimë të bëjmë buxhet, buxheti i shtetit është sikur ajo e një familje. Këta janë sikur e ke babanë pijanec e bëjnë vetëm koncensione. Me këta vetëm rriten çmimet. Ne jemi vend që kemi çdo gjë me import.

Edhe kur u bë aksioni për informalitetin, dogana nuk mori pjesë fare e çdo kërkohej tek Tatimet, sepse nuk bëhet analizë. Po vidhet si për ditë, si për natë, çdo herë vetëm vidhet. Ne po flasim, denoncojmë sa mundemi, por realiteti është dramatik”, deklaroi Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco