Skandali i pagave/ Rama dekonspiron veten, i lumtur që u zbulua rroga e Ben Blushit dhe Baton Haxhiut

Skandali i pagave/ Rama dekonspiron veten, i lumtur që u zbulua rroga e Ben Blushit dhe Baton Haxhiut

20:01, 05/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, me mënyrën e tij ka përshëndetur dje daljen në publik të pagave për 630 mijë shqiptarë të punësuar në administratën shtetërore dhe në privat. Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por me piruetat që është mësuar të bëjë sa herë kërkon të të bëjë ndonjë pelivanllëk.

Sipas Ramës dalja e tyre pati një të mirë pasi tatimet do ndërrmarin një aksion për hetimin e bizneseve që sipas tij deklarojnë paga më të ulta për punonjësit. 

Janë disa diferenca të mëdha të pagave sidomos personazheve mediatikë. Janë paga të deklaruara dhe paguhet një taksë. Është rasti i pagave të gazetarëve të terrenit që marrin më shumë dhe kanë të deklaruar një shumë të vogël duke iu cënuar pensioni. Të gjitha këto do të shihen. Kjo që ndodhi është e shëmtuar dhe kriminale. Por kishte edhe një aspekt tjetër pasi pamë se ku jemi”, do shprehej Rama.

Nga kjo deklaratë duket se s'kemi të bëjmë me kryeministrin e vendit i cili kontrollon me imtësi çdo institucion në këto vite, por me një njeri që sapo ka ardhur nga ndonjë vend tjetër, për të drejtuar shqiptarët. Pra që nuk e di se sa paguhen spin doctors-at e tij mediatike.

Pra nuk ka dhe s'ka pasur asnjë dijeni asnjë dijeni për rrogën e Ben Blushit, Baton Haxhiut e të tjerëve. Apo sot për herë të parë dëgjoi për babain e Alqi Bllakos që merrte dhjetëra milionë lekë cash nga afera e inceneratorëve, në formë rroge. 

Gjithashtu, kryeministri nuk ka asnjë dijeni për pagat që i paguajnë vetes presidentë kompanish apo të tjerë të lidhur ngushtësisht me pushtetin. A janë deklarimet e pagave një megaskemë pastrimi parash dhe evazioni fiskal me bekimin e tij prej tetë vitesh në pushtet? 

A është kjo një dekonspirim që Rama po i bën të tijve? Pse i intereson pushtetit të tij të dalin në publik rroga këshilltarësh bashkiakë që performojnë tërë ditën në Big Brother dhe paguhen nga taksat e qytetarëve. Shigjetat janë përqendruar jo pak tek kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili mbante një duzinë me këshilltarë që nuk i duhen aspak me thënë të drejtën. 

Pse Kryeministri diskursin e tij e përqendron tek keqardhja për gazetarët. A mos është një tjetër inkursion që Rama po ndërrmer për ti mbyllur gojën medieve? 

Pikëpyetjet janë të shumta, dhe spërdredhjet e kryeministrit vetëm sa e shtojnë më shumë tymnajën. Çdo gjë të çon të mendosh se dalja e të dhënave për pagat sidomos, deri më tani i ka shërbyer vetëm atij.

Duket më shujmë si një mesazh mafioz pikërisht ndaj bashkëpunëtorëve të tij, të cilët duhet ta mendojnë mirë se çfarë i pret nëse i shkojnë mendja të devijojnë besnikërinë e tyre diku tjetër, pasi ato pak media dhe ata gazetarë që i bëjnë atij opozitë dihet se në çfarë gjendjeje janë. 

Lista e pagave ka qenë prej vitesh në databasen e tatimeve dhe Rama mund ta kishte kur të donte, por zgjodhi ta bënte publike pikërishtnë ditën kur i plasi skandali i inceneratorëve. Duket se kërkon që fajin për këtë çështje ta shpërndajë, duke i ulur besueshmërinë çdo kujt që tenton ta sulmojë.

Lista e pagave do qëndrojë aty si shpata e demokleut, për të zhdukur çdo besueshmëri të atyre që marrin guximin ta denoncojnë atë publikisht, pavarësisht se më të paguarit janë besnikët e tij. Ramës kjo nuk i intereson shumë, kur e di që një pjesë e mirë e publikut do i fusë të gjithë në një thes./ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco