‘Lat nam’, Fuga: Të hapn dyert e selisë së PD për fraksionet dhe intelektualët

‘Lat nam’, Fuga: Të hapn dyert e selisë së PD për fraksionet dhe intelektualët

17:35, 05/01/2022
A+ Aa A-

Profesori i Komunikimit Artan Fuga ka komentuar mbylljen e dyerve të selisë të Partisë Demokratike nga ana e Lulzim Bashës.

Fuga thekson se duhet që të hapen dyert e selisë së PD-së për fraksionet dhe intelektualët.

Postimi i profesorit Artan Fuga:

Pikërisht reforma që pritej për ta sjellë opozitën në pushtet:

"Nga dera kryesore e ndërtesës hyn dhe del vetëm kryetari i Partisë !"

Madje u bë edhe një provë sot përpara medias ! Një zonjë drejtuese që gjoja tentoi të hynte andej në formë spektakli para medias u la jashtë!

Nuk bëjmë lëshime, jemi, parimorë !

Ore mos jam në ëndërr unë!

Hapni ore portat jo vetëm të ndërtesës, por edhe të mendjes për deputetët, për shoqërinë civile, për demokratët e thjeshtë, për ata që brenda partisë mendojnë kundër, për fraksionet, për intelektualët, latë nam mo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco