Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Skandali i Portit/ A i bënte Grida Duma thirrje Ramës në emër të ‘kunatit’?

Skandali i Portit/ A i bënte Grida Duma thirrje Ramës në emër të ‘kunatit’?

14:53, 05/01/2022
A+ Aa A-

Në 6 majt të 2021, Grida Duma do ti bënte thirrje Edi Ramës që të thërriste edhe opozitën në projektin e Portit të Durrësit.

Grida e justifikonte këtë thirrje, duke e krahasuar portin e Durrësit me Kodin Elektoral.

‘Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti. Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral.

Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?’, do të thoshte Duma gjatë një interviste televizive.

Por tani muaj më vonë, kur kanë dalë në publik dokumente komprometuese, pasi kunati i Lulzim Bashës, Erjon Isufi është bashkëpunëtor në ndërtimin e Portit të Durrësit, duket se edhe thirrjet e Gridës në muajin Maj kanë pasur një qëllim të caktuar.

Dhe natyrshëm lind pyetja: A po i bënte Grida Duma thirrje Edi Ramës në emër të ‘kunatit’ për ta bërë pjesë të projektit të Portit të Durrësit?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu05/01/2022 18:43

kjo vetem nje pun ben tamam ja tha ram mostra mikrofonin ne goj aty eshte kampione

Shto koment

Denonco