Bunkerizimi i PD, Bardhi: Më njoftoni para, nëse doni të hyni në seli

Bunkerizimi i PD, Bardhi: Më njoftoni para, nëse doni të hyni në seli

13:51, 05/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot Gazment Bardhin për të shpjeguar se pse po bunkerizon PD-në.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, është shprehur se të gjithë do të lejohen të futen në godinë, por fillimisht duhet që të njoftojnë administratën e PD-së.

Sipas Bardhit, në selinë e PD-së janë duke u bërë punime.

‘Në godinën e PD në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime, ky është një fakt i njohur publik nuk kanë përse të vijnë të trokasin’, tha Bardhi.

‘Është e lejuar të futet çdo deputet në selinë e PD, por fillimisht kushdo që do të vijë në godinë, duhet që të na njoftojë ne administratën që ti hapim derën’-tha Gazment Bardhi.

Por, në fund të deklaratës, ndërsa gazetarët kërkuan të futen në selinë e PD, ai tha ’Nuk mund të futeni tani në seli, pasi po bëhen punime.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dojan 05/01/2022 15:06

Nuk e ka kuptuar se është shkarkuar nga detyra dhe se vetëm administratës i kanë mbetur të drejtat sipas funksionit që po i lënë derën mbyllur për deputetët e komisionit të reformimit të PDSH por kjo do ti lërë pa punë nga java që vjen. Tik tak....

Shto koment

Denonco