Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

31 vite PD e Kukësit, Nishani: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit

31 vite PD e Kukësit, Nishani: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit

13:17, 05/01/2022
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së ishte sot në Kukës për 31 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike lokale.

Ne aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kulturës folën themeluesit e kësaj dege në 5 janar 1991, por edhe anëtare e ish-drejtues të bashkisë se Kukësit.

Ish-presidenti Nishani, duke vlerësuar kontributin e demokratëve të Kukësit tha se ka ardhur momenti që opozita të marrë në dorë fatet e nëpërkëmbura të demokrateve e shqiptarëve.

Duke folur për situatën aktuale, Nishani e vuri theksin tek vullneti i demokratëve për rithemelimin e Partisë Demokratike dhe bashkimin rreth saj me qëllimin e vetëm për të rrëzuar regjimin e Edi Rames në vend.

8 janarin, Nishani e cilësoi si një dite historike për fatin e Partisë Demokratike dhe anëtarëve të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco