31 vjetori i PD Lushnje, Nishani: Ftoj demokratët të shtunën në protestë për largimin e Bashës

31 vjetori i PD Lushnje, Nishani: Ftoj demokratët të shtunën në protestë për largimin e Bashës

19:29, 04/01/2022
A+ Aa A-

Festohet 31-vjetori i krijimit të degës së PD në qytetin e Lushnjes.

Me këtë rast në hollin e Qendrës së Kulturës Vaçe Zela ishin mbledhur themelues, anëtarë dhe simpatizantë të PD si dhe te ftuar.

Gjithashtu merrte pjesë në këtë festë dhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ish-kryetari i PD, Tritan Shehu e të tjerë figura qendrore të PD.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i parë dhe themeluesi i degës Lushnje, Kujtim Gina. 

Ish-presidenti i Shqipërisë në fjalën e tij ndër të tjera përgëzoi anëtarët e PD Lushnje për kontributin e tyre ndër vite si dhe aktualisht në mbështetje të rithemelimit të PD, duke sjellë dhe përshëndetjen e liderit historik Sali Berisha.

Gjithashtu Nishani kërkoi nga demokratët e Lushnjes që të jenë të pranishëm në datën 8 janar në orën 12:00 ku do të organizohet një protestë kombëtare për largimin e Lulzim Bashës, ku do jenë të pranishëm 44 mijë demokratë që votuan largimin e tij. 

Më pas përshëndetën Tritan Shehu, Nevila Bami dhe Klevis Balliu. 

Ish-kryeministri Sali Berisha që kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në 31 vjetorin e themelimit të degës së PD Lushnje nuk mundi të ishte pjesë e festës për arsye të angazhimeve të minutës së fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco