Masakra në Don Bosko, reagon Berisha: Rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij

Masakra në Don Bosko, reagon Berisha: Rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij

18:52, 04/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në Don Bosko në Tiranë, ku një person vdiq dhe katër të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Berisha thekson se ngjarja e këtillë dëshmon se rendi në narkoshtet është në duart e bandave të tij.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Bresheri kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne nje lokal ne Tirane.

Rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.

Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko

u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!

Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco