Floriana Garo i përgjigjet Bashës: Je sinonim i humbjes seriale dhe pazareve

Floriana Garo i përgjigjet Bashës: Je sinonim i humbjes seriale dhe pazareve

16:33, 04/01/2022
A+ Aa A-

Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryetarit të shkarkuar të PD, në adresë të liderit historik Sali Berisha. 

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Garo thotë se është hera e parë në historinë e demokracisë që dikush kërkon të zëvendësojë anëtarësinë dhe partinë me hekura e brava.

Sipas saj, deputeit Lulzim Basha identifikohet si humbës serial dhe njeri i pazareve. 

Opozita e kapur peng, thotë Garo, do të marrë fund në 8 janar.  

"Hera e pare ne historine e demokracise kur dikush kerkon te zevendesoje kuvendin, anetaresine dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula! Deputeti Lulzim Brava eshte sinonim i humbjes seriale dhe pazareve! Ai eshte shembelltyra e nje opozite te kapur peng. Kjo do marre fund ne date 8 Janar!", shprehet Floriana Garo, drejtore e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco