Garo: Basha zëvendësoi demokratët me brava, shula dhe vula!

Garo: Basha zëvendësoi demokratët me brava, shula dhe vula!

15:50, 04/01/2022
A+ Aa A-

Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit në PD, Floriana Garo i është përgjigjur deputetit Lulzim Basha, pasi ky i fundit reagoi në Twitter.

‘Hera e parë në historinë e demokracisë kur dikush kërkon të zëvendësojë kuvendin anëtarësinë dhe partinë me hekura, brava, shula dhe vula!

Deputeti Lulzim Brava është sinonim i humbjes seriale dhe pazareve!

Ai është shëmbëlltyra e një opozite të kapur peng.

Kjo do marrë fund në datë 8 Janar!’, shkruan Floriana Garo në Facebook.

Reagimi i deputetit Lulzim Basha:

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për t’u mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco