'Me derë të blinduar, pa derë të blinduar, Lul je i mbaruar'- Iriqi bisedon me Enkelejd Alibeaj

'Me derë të blinduar, pa derë të blinduar, Lul je i mbaruar'- Iriqi bisedon me Enkelejd Alibeaj

14:32, 04/01/2022
A+ Aa A-

Iriqi:- Ku e kalove vitin e ri?

Alibeaj:- Në Se-li.

Iriqi:- Më kthe përgjigje me shkrim. Se me rrokje siç flet ti, nuk do na kuptojnë lexuesit.

Alibeaj:- Mi-rë.

Iriqi:- Pse ndenje në seli për Vitin e Ri?

Alibeaj:- Atje po rrimë të gjithë. Kemi marrë me vete kushërinj, fëmijë, nipër, mbesa. Po mbrojmë partinë.

Iriqi:- Nga kush po e mbroni?

Alibeaj:- Dihet. Po kam frikë ta them me emer. Edhe në ëndërr shohim sikur na kapin për bythe e na hedhin në Lanë. Po shyqyr na jep zemër kunati i Lulit. Ai ka gati dhe strategjinë e mbrojtjes së selisë.

Iriqi:- Mund të na tregosh ca plane?

Alibeaj:- Kryesorja e kryesoreve, kunati ka privatizuar ndërtesën. Nëse vijnë dhe e pushtojnë demokratët, ai u nxjerr tapinë. E ka firmosur e vulosur vetë Lamja. Eshtë zonë private, do bërtasë dhe do i kërkojë ndihmë policisë. 

Iriqi:- Dhe do vijnë policët?

Alibeaj:- Nuk do vijnë, jo.

Iriqi:- Pse kështu?

Alibeaj:- Nuk vijnë se selia është plot me policë, ka ditë që ata flenë te zyra e Bashës bashkë me Bashën. E venë në gjumë dhe i këndojnë:
“Nani, nani Lulin, o, trimin e kunatit, o!”

Iriqi:- Po variant të dytë keni?

Alibeaj:- Kemi, si jo. I pe dyert e reja të blinduara? 

Iriqi:- Po. Madje te njëra qe shkruar: 
"Me dyer të blinduar,
 Pa dyer të blinduar,
 Lul, je i mbaruar!”

Alibeaj:- Ato janë dixhitale. Hapen me kod. Ata të Foltores pandehin se do e kapë frika Lulin dhe do i hapë. Por jo, nuk do ndodhë.

Iriqi:- Pse?

Alibeaj:- Se kodin e dyerve e di veç kunati. Ai mund t’i hapë, por kërkon shpërblim marramendës. Ndërsa varianti i tretë është mbrojtje dhëmb për dhëmb.

Iriqi:- Si?

Alibeaj:- Pas dyerve të blinduara kemi vendosur pasqyra gjigande. Holli i SHQUP-it mbushur me pasqyra.

Iriqi:- E pse duhen? Të krihet Luli?

Alibeaj:- Duhen se janë pasqyra strategjike. Sa të hapen dyert, do sulen brenda protestuesit demokratë e para vetes së tyre do shohin turma të tjera të mëdha. Dmth do shohin veten te pasqyrat, por do u krijojë kaq stres e frikë pamja sa do kthehen me vrap e do e mbajnë frymën në Elbasan. 

Iriqi:- Zgjidhje e zgjuar kjo.

Alibeaj:- E po kot nuk ka mbaruar në Holandë ai. Vërtet nuk fiton zgjedhje, por ama fiton beteja. Dhe pastaj më 9 janar Basha nis me qetesi e gjakftohtësi...

Iriqi:- Luftën me Ramën?

Alibeaj:- Jo, jo. Nis shitjen e bravave. Janë zyrat plot me brava. Duhen muaj që t’i heqë qafe. Më vonë do e mendojë një strategji shkencore si të rrëzojë këtë qeveri të korruptuar e mafioze. Punët e mira duan dhe 8 vjet të tjera të bëhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bledi804/01/2022 20:17

Alibeu eshte njeriu me i peshtire ne grupin e peng bashes bile nxitesi i bashes pas veprimeve te fundit te tij

Shto koment

Denonco