VIDEO/ Veliaj i implikuar në inceneratorin e Tiranës, Berisha publikon dokumentin 'bombë'

VIDEO/ Veliaj i implikuar në inceneratorin e Tiranës, Berisha publikon dokumentin 'bombë'

14:40, 02/01/2022
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga Partia Socialiste është shpërndarë një dokument 'bombë', i cili implikon kryebashkiakun Erion Veliaj në aferën 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Dokumenti është firmosur nga Veliaj në kundërshtim flagrant me ligjin.

Nga SYRI TV.

Zoti Berisha thekson se pas nxjerrjes se këtij dokumenti, i cilësuar prej tij si fletë-arresti, qëndrojnë dy prej zyrtareve më të lartë të qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. 

Berisha: "Në prag të Vitit të Ri, pas darkës së Ligësisë së Lal Plehu-Lul Brava-Taulant Bego Balla, darkë ku palët me kujdestar të përbashkët Irfanin, vendosën t’ia nxjerrin në rrugë të brendshmet narko-shtetit, rrogat, targat etj., nga Selia Mavi kësaj radhe nuk doli plumbi në zarf si në filmat me Al Capone, por doli dokumenti bombë për Erion Velinë apo kartolina “fletë arresti” e partisë, që e implikon Lal Plehun gjer në palcë në aferën 128-milionëshe të Djegësit të Tiranës.

Ky dokument është vendimi për ndërtimin e Djegësit të Tiranës dhe është firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin, jashtë kompetencave të tij, nga Lal Plehu i verbuar nga shuma marramendëse që do të grabiste në aferën 128-milionë euro të Djegësit të Tiranës. Vendimi sipas ligjit është kompetencë ekskluzive e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës."

Ish-Kryeministri Berisha thekson se dy janë burimet e mundshme të daljes së këtij dokumenti dhe përmend dy prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë së Kryeministrit Rama.

Berisha: 1- Tigri i Korrupsionit Ahmetaj, i cili pasi gozhdohet përfundimisht në aferat e Djegësit të Elbasanit dhe të Fierit, që kapin vlerat 52 milionë euro, mendoi se me bombën me efekt 128 milionë euro të Velisë, shurdhon bujën e dy aferave ku ai është firmë kryesore krimi.

2- Ndrikull Grykësia e ngërthyer nga klanet e drogës ende pa u bërë narko-ministre, tani kërkon në tavë kokën e Lal Plehut për të garuar për kryetare bashkie për Tiranën. Por pavarësisht se kush ia nisi, kartolina në kodin e narko-shtetit de facto është fletë arresti për Lal Plehun."

Zoti Berisha e ka krahasuar dokumentin-bombë që implikon Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, si një kartolinë “fletë arresti”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi02/01/2022 15:42

Vetem ti ju tregon vendin ketyre kusareve te shqiperise z berisha. Sa me shpejt ,me mire, shqiptaret mezi presin shpartallimin dhe denimin e ketyre monstrave qe vodhen edhe gjakun e shqiptareve. Keto kusare, e bene shqiperise ,kolumbi dhe Kandahar. Revolta popullore sa me shpejt te groposen keto bandite ,qe mos te mbijne me ne kete vend te bekuar.

Shto koment

Denonco