Basha mesazh Vrenozit/ Përgjigjia epike e korçarit të famshëm

Basha mesazh Vrenozit/ Përgjigjia epike e korçarit të famshëm

19:22, 31/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti tashmë i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar mesazh korçarit të famshëm, Ilir Vrenozi.

“Ilir, nga zemra ju uroj familjarisht një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi, gëzime dhe suksese.

Për shumë vjet gëzuar. Përzemërsisht, Lulzim Basha”, është mesazhi i Bashës.

Ndërsa, përgjigja e Vrenozit është thjesht epike.

“Gëzuar edhe ti Vitin e Ri o Lul Basha. Por më vjen keq për atë që po ndodh në PD.

Unë në këtë rast jam mbështetës i Sali Berishës, vërtetë të kam mbështetur ty këto tetë vjet, por për të rrëzuar Edi Ramën, jo për ta përjashtuar legjendën e PD-së Sali Berisha.

Më vjen keq Lul, më vjen shumë keq madje, të kam respektuar dhe më ke respektuar, por më ke prekur në tel, një këshillë nga zemra e ke nga unë. Më e mirë është të japësh dorëheqjen brenda datës 5 janar, të japësh dorëheqjen se je duke përçarë demokratët. Të vazhdojmë të bashkuar për të luftuar Edi Ramën”, shkrun korçari i famshëm Vrenozi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES01/01/2022 13:34

LULMUT BRAVA ESHTE NJERI TEPER I RREZIKSHEM PER DEMOKRACINE, PARTINE DEMOKRATIKE DHE PER SHQIPERINE! KA PRIRJE TE THEKSUARA ENVERISTE! DHE TE GJITHE NE SHQIPTARET E DIME SHUME MIRE SE CFARE HOQEM NGA ENVERIZMI. ME 4 HUMBJE RRESHT, DUKE E DITUR QE KE ME VEHTE VETEM NJE PAKICE PREJ 0.5% TE ANTARESISE SE PD E TE MOS TERHIQESH, DHE MBI TE GJITHA TE MOS PRANOSH ASNJE GARE, ESHTE VERTETE NJE NJERI I FRIKSHEM. SEPSE LIDER NUK U BE KURRE. HITLERI TE PAKTEN ERDHI NE PUSHTET ME ZGJEDHJE. VETEM ENVERI ERDHI NE PUSHTET PA ZGJEDHJE DHE NUK BERI ZGJEDHJE KURRE. EDHE LULI KESHTU SHPRESON QE TE VIJE NE PUSHTET, PA ZGJEDHJE, SEPSE VETEM ME 0.5% APO EDHE ME 25% VOTA, KUNDER TE GJITHË 3-KËNDESHAVE TE BERMUDES, SIÇ DEKLARON AI, NUK VJEN KURRE NE PUSHTET. NGJASHMERIA ME ENVERIN DHE ENVERIZMIN ESHTE E DUKSHME. PRANDAJ, O DEMOKRATE, NE DATEN 8 DHJETOR DUHET SHKULUR PATJETER NGA ZYRA E PARTISE DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco