Ylli Manjani: 2021 hyri si 2020-ta dhe doli si 2019-ta

Ylli Manjani: 2021 hyri si 2020-ta dhe doli si 2019-ta

12:55, 31/12/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

2021 hyri si 2020-ta dhe doli si 2019-ta.

Pati vetëm dy ngjarje:

1. Zgjedhjet politike që u mbajtën si në 2017-ën.

2. Foltorja që filloi para kohe 2022-in.

Përndryshe pandemi, COVID19, PCR, orë policore, vaksinë, çilet Franca mbyllet Holanda, emigrantë që ikin e që na vijnë, plehra e inceneratorë, zonja Kim rob i shpisë, Patronazhistët, votat, vjedhje, hajdutët, mashtruesit, banditët, drogë, xqind kile kokainë, Rama fiton zgjedhjet, Luli humbi prap.

Prap!!!!…. ‘Skemi parë gjë akoma’. ‘Sapo kemi filluar’…

Gërr, gërr e mërr mërr pa lidhje…

Njësoj që nga 2019 e përgjithë 2020-tën e deri tani në prag 2022. 

Thjesht na mungon 2021 në memorie se në qeliza na është regjistruar si vit jete.

Hajde me shëndet, me shëndet!

Po e presim edhe 2022, se skemi çtë bëjmë tjetër…

Gëzuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir Lohja31/12/2021 15:53

Si publicist i vjetër, me modesti, pa kamera, bëra ca intervista, duke ju drejtuar pyetjen qytetareve : Kush do të jenë pronarë, të zyrave në SHQUP, pas dates 05.01.2022? I mjeri unë çfare përgjigjesh mora.Meqe pyetjen e bera për humor, do t’u rrefej pergjigjet që më ketheu rinija troç , sot në Tiranë. Kur denjonin të më kthenin pergjigje, m’u drejtuan:” Zotëri, zotni, matuf,komunist, enverist, zogist, reaksionare,….” Ndërsa përgjigjet pak a shumë qenë keto; “ Jemi duke festuar Vitin e Ri. Axhë festo sot edhe ti me rininë! Mos u merr me marrezitë e politikës, se dikur, të kemi njohur për burrë të zgjuar!” Mirë ma bënë,ndonëse nuk e kuptuan humorin e plakut.

Shto koment

Denonco