Bushati: Prokurori që nuk hetoi vrasjen në Elbasan, u emërua në SPAK! Pse nuk u hetua?

Bushati: Prokurori që nuk hetoi vrasjen në Elbasan, u emërua në SPAK! Pse nuk u hetua?

22:58, 30/12/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, duke diskutuar ngjarjet kryesore të vitit 2021, ka komentuar ngjarjen në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se prokurori që nuk hetoi vrasjen është emëruar në SPAK.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Bushati e lidhi akuzën e tij me mungesën e hetimeve për manipulimet e zgjedhjeve nga ana e prokurorit Alfred Shehu.

Nga ana tjetër tregon se tashmë jemi në një cikël ku njerëzit nuk pranojnë të dorëzojnë pushtetin, ndryshe nga zgjedhjet e 2005-ws dhe 2013-s.

Bushati: Aftësi fantastike për të manipuluar zgjedhjet dhe një manipulim që sot jemi më të ftohtë për ta analizuar dhe për ta parë. E mendoj kështu duke nisur, e mbani mend se sa herë e debatuam ngjarjen e Elbasanit, a të doli ai prokurori që gënjeu publikisht, sot e ke pjesëtar të SPAK dhe kuptohet pse SPAK nuk vijoi të hetojë manipulimet e zgjedhjeve, kartat që u gjetën aty, paratë që u gjetën në makinë.

Do të kuptosh pse nuk u hetuan patronazhistët, pse nuk u hetuan paratë publike që u hodhën në lumë dy muajt e fundit. Mua kjo nuk më shqetësonte. Është një gjë në këndvështrimin tim që është shumë më e rëndë. Shqipëria e zgjedhjeve ’96, 2001 që ishin kasaphana zgjedhore filloi të krijojë një ekuilibër me zgjedhjet e 2005, Nano dorëzoi pushtetin me votë, në 2013 Berisha dorëzoi pushtetin.

Ne hymë në një cikël tani ku drejtohemi nga njerëz që nuk pranojnë më të dorëzojnë pushtetin me votë dhe kjo është e keqja jo se Rama mori dhe një palë vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco