Revoltohen banorët e Laprakës: Do përshkallëzojmë protestat, bllokojmë sheshin ‘Shqiponja’

Revoltohen banorët e Laprakës: Do përshkallëzojmë protestat, bllokojmë sheshin ‘Shqiponja’

20:33, 30/12/2021
A+ Aa A-

Edhe pse kanë mbetur pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, banorët e Laprakës janë rikthyer në protestë.

Mbrëmjen e sotme kanë bllokuar rrugën për mbi 60 minuta. Kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta si nga dita e parë deri më sot.

Banorët kërkojnë dëmshpërlim monetar sipas çmnimit të referencës, që janë miratuar nga Bashkia Tiranë sipas zonave kadestrale të kryeqytetit.

Banori i Laprakës dhe gazetari i Syri Tv, Bled Marku kërkoi nga autoritetet shtetërore që të zbresin në zonë dhe t’i japin zgjidhje problemit që ata kanë me gjurmën e Unazës së Re, zgjatimi i së cilës vijon nga Sheshi Shqiponja deri në Shkozë.

Nga kjo gjurmë prtet të shemben afërsisht 700 banesa. Gjithashtu, banorët e tjerë të Laprakës kërkojnë si nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës, që të trajtohen si njerëz të denjë të Republikës së Shqipërisë, e të mos lihen pa zgjidhje si banorët e tjerë të Tiranës, që kanë probleme me pronësinë si në zonën e 5 Majit etj.

Banorët e Laprakës mbrëmjen e sotme paralajmëruan autoritetet se në rast se nuk marrin zgjidhje, ata do përshkallëzojnë protestat, duke bllokuar sheshin “Shqiponja” ose duke i zhvendosur protestat e tyre para Kryeministrisë ose para parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco