Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja nuk mund të jetë kurrë humbje dhe disfatë

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja nuk mund të jetë kurrë humbje dhe disfatë

20:26, 30/12/2021
A+ Aa A-

Pas deklaratave provokuese të Bashës në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, të urdhëruara nga Rama, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit.

‘Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën!’, thuhet në reagimin e Komisionit.

Reagimi i plotë:

Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD në rolet e tyre 8 vjeçare.

Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi.

Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES30/12/2021 21:10

E ARDHMJA E PD NUK MUND TE JETE KURRE NJE HUMBES KRONIK, NJE NJERI ORDINER NGA CDO PIKEPAMJE! E ARDHMJA E PD NUK ESHTE GRIDADUMIZIMI, SALIJANJIZIMI, GAZBARDHIZIMI DHE BARAVIZIMI I PARTISE DEMOKRATIKE!!! E ARDHMJA E PD NUK MUND TE JETE KURRE USHTARI I EDVIN RAMES DHE UTURAKU I LALI PLEHUT!!! E ARDHMJA E PD NUK MUND TE JETE NE DUART E KUNATIT TE LULMUT BRAVES!!! E ARDHMJA E PD NUK ESHTE XHELALMZIUZIMI I DEPUTETEVE TE SAJ!!! E ARDHMJA E PD NUK JANE TRADHETARET E FEKALIZUAR, TE KAPUR ROB DHE TE MARRE PENG PER POSHTERSIRAT DHE QELBESIRELLEQET IDIOTESKE!!! E ARDHMJA E PARTISE DEMOKRATIKE JANE VETEM DEMOKRATET 24-KARATSH DHE JO PALACIOT SOROSIANE QE U GDHINE TEK KOLLTUKET E PD DHE NE DARKE PERFUNDUAN NE HALETE E EDVIN KRISTAQ RAMES!!!

Shto koment

Denonco