'Ku je Bes Kallaku'?/ Aktori i kthehet Ramës: Bubqi natën nuk shihet se s'ka drita, për ujë rroftë pusi i Ijes

'Ku je Bes Kallaku'?/ Aktori i kthehet Ramës: Bubqi natën nuk shihet se s'ka drita, për ujë rroftë pusi i Ijes

20:02, 30/12/2021
A+ Aa A-

Batuta me humor janë shkëmbyer mes kryeministrit Edi Rama dhe aktorit të humorit Bes Kallaku.

Kreu i qeverisë postoi në “Instagram” një video nga profili i aktorit, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.

Rama i kujtoi Besit se tanimë Bubqi është një qytet dhe jo fshat.

“Ku je Bes Kallaku ku je? Osht Bubq city jo country vlla se country o i madh për Bubqin e vogël”.

Ndërkohë, aktori e ka falënderuar për postimin, por ka theksuar me humor se nuk ka ujë dhe as drita.

Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin. Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi s’ka drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, shkruan Kallaku.

Image

Kujtojmë që së fundmi kryeministri Rama ka vizituar Bubqin, në kuadër të banesave të përfunduara të rindërtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco