Shameti: Rama po bën humor me skandalet! Shqiptarët janë duke ikur

Shameti: Rama po bën humor me skandalet! Shqiptarët janë duke ikur

18:29, 30/12/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Sokol Shameti ka folur për një mori skandalesh që kanë plasur në Shqipëri dhe se këto i kanë parë të gjithë përveç kryeministrit Rama.

Shameti ka theksuar se shqiptarët janë duke ikur nga vendi dhe Rama ka zgjedhur ti argëtojë elektoratin dhe shikuesit pasi është e vetmja rrugë për ti bërë ballë këtyre skandaleve.

Shameti: Në fund të vitit lihen të gjitha emisionet humoristike. Prandaj mendoj se edhe kryeministri ka zgjedhur këtë rrugë për të argëtuar elektoratin dhe shikuesit. Gjë tjetër ska çfarë të bëjë pasi skandalet kanë ndodhur në sy të të gjithëve. Kjo mori skandalesh dhe keq qeverisje e zhvesh nga ajo që shkakton te njerëzit. E vërteta është se cilësia e jetës te njerëzit është përkeqësyuar. Çmimet janë rritur shqiptarët janë duke ikur me të madhe dhe këtë e vëren mjafton të hapësh dritaren e shtëpisë. Të gjithë ne kemi shumë njerëz që na mungojnë se kanë ikur jashtë, kolegë njerëz tanë etj. Është detyrë e çdo kryeministri që të bëjë PR, qeveria vetëm rregullon letrat. Detyra e shefit të ekzekutivit është ti rrahë shpatullat atyre që punonjnë për të arritur qëllimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco