Deputeti Lulzim Basha vazhdon të shpërfillë vullnetin e 44 mijë anëtarëve demokratë të cilët e shkarkuan në Referendumin e 18 dhjetorit si dhe të injorojë afatin e vendosur nga Komisioni i Rithemelimit, për të lënë zyrën në PD, deri në datën 5 janar 2022.
Basha tha sot në konferencën për mediat se në 5 janar asgjë nuk do të ndodhë.
I shkarkuari në Referendumin e 18 dhjetorit tha se nuk do të dalë nga zyra e PD.
Ai tha se është edhe i përgatitur për çdo situatë.
Të njëjtën përgjigje ktheu edhe kur u pyet për protestën e 8 janarit 2022 nga demokratët, kundër uzurpimit të selisë blu nga i shkarkuari.
“Asgjë s’do të ndodhë. PD e përgatitur për çdo situatë e nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës, që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga tranzicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve nga regjimi i Ramës dhe patericave të tij te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm”, tha ai.
© SYRI.net
Cfare ti komentosh ketij papagalli ! Nuk ja vlen te merresh me Te shqyesh menderen kur lulbrava ben rolin e trimit !