Deputeti Basha: Beteja jonë sapo ka filluar! Gëzuar Vitin e Ri

Deputeti Basha: Beteja jonë sapo ka filluar! Gëzuar Vitin e Ri

17:39, 30/12/2021
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat nga selia nga ku refuzon të dalë, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se beteja e tij sapo ka filluar. 

Deputeti Basha foli për 'sukses' personal të tij lidhur me çështjen e inceneratorëve, në një kohë kur akuzohet drejtpërdrejt si personi që ka vonuar paditë e PD në SPAK për megaaferën 430 mln euro të Edi Ramës. Kjo është betejë e humbur e Lulzim Bashës dhe aspak fillimi i një beteje. 

Foli për masakrën zgjedhore, por harroi se pas 25 prillit në vend që të ngrinte popullin në këmbë për vjedhjen e votave, siç edhe akuzon sot, u gozhdua pas karriges së tij personale në PD, deri kur u shkarkua nga Kuvendi i 11 dhjetorit me votat e 4446 delegatëve dhe Referendumi i 18 dhjetorit nga rreth 44 mijë anëtarë demokratë. 

Iu referua edhe nxjerrës së të dhënave dhe patronazhistëve, por kur duhej që Lulzim Basha të ngrinte zërin në mbrojtje të dinjitetit të mbi 900 mijë shqiptarëve, heshti dhe uli kokën. I dha mbrojtje Edi Ramës dhe ky i fundit po vazhdon edhe sot e kësaj dite të minojë të dhënat personale të shqiptarëve. 

"Do ta udhëheqim këtë betejë deri në fund. Gëzuar Vitin e Ri", tha Lulzim Basha. 

Deputeti Lulzim Basha harron sërish se sot dhe në vijim nuk i kërkon askush më që të udhëheqë beteja, sepse mjaftojnë 'betejat' 8-vjeçare dhe 'sukseset' e 'mahnitshme' të Lulzim Bashës në krye të PD. Aq sa sot PD falë tij, si asnjëherë më parë në 31 vite prej themelimit të saj, numëron rekordet më të zeza elektorale, duke e groposur edhe për një mandat të tretë në opozitë. 

Por një shprehje popullore thotë 'pas çdo të keqe ka edhe një të mirë' dhe e mira është që Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD dhe drejtimi i partisë që solli pluralizmin në Shqipëri drejtohet nga komisioni i Rithemelimit me 29 anëtarë deri në 22 mars, kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i ri i PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi30/12/2021 21:37

Une vetem “tani fillon lufta” mbaj mend nga ky mor vlla Per ti perfundu nuk e kam nigju noi here, vetem me humbje

Korabi30/12/2021 20:34

Ky palla me 27 prille tha se beteja Jone sapo ka filluar pasi kishte humbur luften.Kaluan 7 muaje ,cilen betej nisi e fitoj.

DEMOKRATI I BAZES30/12/2021 19:33

PO IK ORE PLEHRA I MUTIT!! O MUT MUTI!!! BETEJAT E TUA ME MULLINJTE E ERES SI DON KISHOTI, FILLOJNE CDO 2 VJET, VAZHDOJNE 1 MUAJ FUSHATE DHE PAS HUMBJES SE ZGJEDHJEVE TE RADHES, FIKEN SI NJE FLAKE KASHTE, DHE PASTAJ PAS DY VJETESH, KAQOLI JUSTIFIKOHET SE IA VODHEN ZGJEDHJET, FILLON NGRE ZERIN, BERTET DHE ULERIN SI NJE PROSTITUTE E KENAQUR NGA SEKSI, KENDON HIMNIN KOMBETAR ME ZE TE NGJIRUR SI PIJANEC. PASTAJ FILLON PERGATITJA FEMINORE 1-MUJORE PER HUMBJEN E RADHES. KA QE NE VITIN 2013 SI KRYETAR I PD, QE CDO 2 VJET VETEM HUMBET DHE PAS CDO HUMBJE BEHET ME KOQE KANDARI, BEHET ME IDIOT, BEHET ME TRAP DHE I DUKET VETJA SI TRIM! NUK E DIME SE ME CILIN E KA BETEJEN KY KAQOL? ME CILET USHTARE DO TA LUFTOJE "3-KENDESHIN E BERMUDES"?? ME GRIDAREN OH-OH-OH DHE ME GAZMEND SUMEN DO TA RREZOJE RREGJIMIN E EDI RAMES KY QESHARAK??? SI NUK IA BERI PYETJE NDONJE GAZETAR: O KAQOL BRAVA, SI DO TA RREZOSH RREGJIMIN E EDI RAMES??? O KAQOL IDIOT, KUSH JANE CELULAT ANTI-AMRIKANE NE PARTINE DEMOKRATIKE? MEGJITHATE KESHILLA IME ESHTE: MOS E MERRNI SERIOZISHT KETE IDIOT TE SHKREHUR, QE AKOMA ESHTE NE GJUM DHE ENDERRON SIKUR CDO DITE NE SHQIPERI KA ZGJEDHJE LOKALE DHE PARLAMENTARE, QE PRESIN QE T'I FITOJE KY IDIOTI QESHARAK

Beni30/12/2021 18:38

Ha ha ha betejat e lulushit

Shqiptari30/12/2021 18:11

Na ke care K....in ke 8 vjet qe beteja jote ka filluar jo jona. TRAPING.

Shto koment

Denonco