‘Masakra zgjedhore në Durrës’/ GJKKO i jep të drejtë Këlliçit, rrëzon padinë e Elio Janit

‘Masakra zgjedhore në Durrës’/ GJKKO i jep të drejtë Këlliçit, rrëzon padinë e Elio Janit

16:54, 30/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka njoftuar se ka fituar gjyqin ndaj Elio Janit, Drejtori i Transportit të Durrësit, i cili ishte akuzuar për masakrën zgjedhore në qarkun Durrës.

‘Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu deputeti demokrat ka njoftuar edhe një tjetër gjyq të fituar ndaj Mirel Mërtit, i cili e akuzonte për shpifje.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Sot fitova gjyqin ndaj Elio Janit. Drejtori i Transportit të Durrësit më kishte paditur për shpifje në lidhje me deklaratën time publike për masakër zgjedhore në qarkun Durrës.

Ky ishte gjyqi i fundit për vitin 2021 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur shkurtimisht si GJKKO. Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme.

Dje fitova një tjetër gjyq me Mirel Mërtin. Edhe ai më akuzonte për shpifje. Sot flitet se është në arrati!

Pirg le të bëhen paditë!

Nuk trembem, se jam me të vërtetën.

Falenderoj dhe i jam mirënjohës avokatit të shkëlqyer Ledio Nuraj, për mbrojtjen dinjitoze që i bën kauzave opozitare!

Ky vit gjyqësor në GJKKO u mbyll me mua. U mbyll me fitore dhe me drejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco