VIDEO-SYRI TV/ ‘Burg, burg, burg’: Edi Rama u rikthehet kërcënimeve

VIDEO-SYRI TV/ ‘Burg, burg, burg’: Edi Rama u rikthehet kërcënimeve

16:41, 30/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur aktivitetin politik të këtij viti me ultimatum ndaj bizneseve duke i kërcënuar me burg në rastet kur nuk bëjnë deklarim të saktë për pagat e punonjësve. Rama u la afat deri më 20 janar e më pas paralajmëroi aksion të Tatimeve. Sa i përket situatës pandemike, kryeministri paralajmëroi shtrëngim të masave pas festave. Edhe në këtë konferencë, kryeministri i iku përgjegjësisë sa i përket abuzimit me fondet për inceneratorët apo skandaleve të njëpasnjëshme

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën për shtyp të fundvitit ku është ndalur te disa nga çështjet kryesore, për zhvillimet ekonomike, por edhe politike. Që në nisje të konferencës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që viti 2022 pritet të nis me shtrëngime të masave anti-Covid për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicron.

Por teksa paralajmëroi të tjera masa shtrënguese në kuadër të pandemisë, që do të sjellin reduktim të lëvizjeve dhe aktivitetit të biznesit, kryeministri Edi Rama i dha edhe një ultimatum bizneseve, që sipas tij nuk bëjnë deklarimin  e plotë të pagave të punonjësve, e sipas tij, këto biznese do të përballen me akuzat për evazion e për pasojë me burgun.

Në një kohë që kryeministri fliste për evazion e aksione ndaj bizneseve, që sipas tij do të përballen me burgun e akuzat për evazion, gazetarët e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama se përse nuk ndaloi koncesionin e inceneratorëve siç bëri me Françesko Beketin, që sot shteti shqiptar i detyrohet mbi 110 milionë euro.

I pyetur nga gazetarët për skandalet e njëpasnjëshme, siç ishte rasti i arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve apo publikimin e të dhënave personale, kryeministri Edi Rama sërish nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Por kur vjen fjala për gjyqtarët e tjerë, për vendime që cilësohen jo të drejta nga qeveria, kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të marri masa ndaj tyre, duke ritheksuar edhe njëherë ndërhyrjen flagrantë që po planifikon, paralel me procesin e vetingut.

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë zhvillimet brenda kampit opozitar apo në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke deklaruar se në vitin e ardhshëm do t’i shmanget përplasjeve politike, duke u fokusuar te qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luli30/12/2021 17:22

Heret a vone ai qe i ben keq dikujt tjeter fat i zi e pret. Bashke me ate kurve Lul Bashen.

Gladiator.30/12/2021 17:09

Zoti na rruajt. Ky eshte maskara,mashtues e hajdut. Ky nuk ka asnje pergjegjesi dhe fajin e kane te tjeret. Pa hequr kete horr Shqiperia do zhytet edhe me keq ne krrim e korupsion. God hel us

Shkodrani30/12/2021 16:48

Kur ne meritojm burgun ti meriton Varjen shkerdhat

Shto koment

Denonco