Mos qeshni/ 'RTSH': Basha pritet si hero në Dibër

Mos qeshni/ 'RTSH': Basha pritet si hero në Dibër

23:23, 29/12/2021
A+ Aa A-

RTSH, televizioni i Edi Ramës që paguhet nga taksat e shqiptarëve, bën gjithçka në funksion të propagandës qeveritare, duke tjetërsuar realitetin. 

Me urdhër të Ramës, sot RTSH ka publikuar në faqen e webit një lajm për takimin me sallën bosh që deputeti Lulzim Basha mbajti sot në Dibër. 

"Basha pritet si hero në Dibër", është titulli i RTSH.

Hyrja e lajmit është një perlë më vete ku shkruhet: "Kreu i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha, është pritur të mërkurën në mënyrë spektakolare në Dibër, ku zhvilloi takime me strukturat e selisë blu". 

Thagma e RTSH vazhdon edhe më në brendësi: "Zoti Basha është shoqëruar nga demokratët që gjatë rrugës me makina, ndërsa në hyrje të qytetit është vendosur një pankartë “Kryetar Basha, ju mirëpret Dibra juaj!”". 

Edhe televizioni i Edi Ramës bëhet më qesharak se Lulzim Basha. Madje, edhe gazetari më idhujtar i Edi Ramës që raporton me zell të pamatë nga Kryeministria (emrin s'po ia përmendim) do të ndjehej i fyer nga këto radhë shkrimi qesharake që i serviren publikut, atij që paguan çdo muaj për RTSH-në.

Por kjo është vepër e Kel Jotit (Enkeled Joti, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH, ish-drejtor i QSUT), për të cilin duhet thënë dhe i duhet njohur si 'meritë' se vetë atij personalisht më shumë njerëz i kanë vdekur si drejtor spitali në ditë nga COVID, se sa arriti të mbledhë Basha sot në Dibër. Dhe bilanci i punës së Kel Jotit në QSUT janë këto PAMJE që tronditën shqiptarët një vit më parë, ku trupat e pacientëve të vdekur nga koronavirusi, ishin hedhur përtokë në morgun e spitalit. 

 

Image

Nuk po flasim për parime profesionalizmi, sepse dihet që TVSH është çerdhe militantësh dhe cilësia është gjëja e fundit që ata i shqetëson, por të arrihet deri aty sa transmetuesi publik të kthehet në marionetë e Edi Ramës për të mbrojtur Lulzim Bashën, kjo po që është e paimagjinueshme. 

Kur dihet qartësisht se është e 'zeza në të bardhë' dhe Basha nuk ka më lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike praj 18 dhjetorit kur 44 mijë anëtarë shkarkuan Lulzim Bashën. 

Sa për takimin e Bashës me socialistët në Dibër, SYRI ka publikuar edhe më herët pamje nga salla bosh ku Basha mbajti fjalimin drejtuar njerëzve që shkuan me urdhër të Edi Ramës. 

Dhe këto pamje flasin vetë: 

Image

Nuk mjaftuan as autobusët nga Tirana, Burreli dhe Bulqiza. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati30/12/2021 08:03

Edhe Met Veliu do gajasej deri sa te dhiste ne pantallona nga te qeshurat!!! Edhe per vete Edi Ramen nuk eshte shkruar ne kete menyre kaq qesharake! Une e konsideroj kete hartim qesharak, jo vetem nje sarkazem therese dhe uleritese por nje tallje bythe ekstreme me Lul Braven dhe nje ulje per pengun e tij. Nuk kane nevoje per gjith keto elozhe qesharake dhe mashtrime te turpshme, per te kuptuar qe Lul Brava duhet te largohet sa me pare, por mjafton vetem fakti qe ate e ka marre vete ne mbrojtje Edi Rama me veglat e tij te rrojes!

Ilirjan 30/12/2021 07:08

Sa do genjejn akoma pse asnjeher te vetme smendojn per veten e vet?

Arberi30/12/2021 02:40

O Syri ça thu mër vëlla aty ishin 5004 persona por nuk i keni pa ju se ishin ul te lulishtja jashte.

Shto koment

Denonco