‘Tjetërsimi i pronave në Shëngjin’/ Dosja e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj kthehet sërish në Apel

‘Tjetërsimi i pronave në Shëngjin’/ Dosja e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj kthehet sërish në Apel

20:28, 29/12/2021
A+ Aa A-

Dosja e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u dënuan nga shkalla e parë, do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Gjykata e Lartë e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Në muajin shtator të vitit 2020, Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit, por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco