Harta e re gjyqësore/ Hazizaj: Goditet avokatia, po rikthehen praktikat e para '90

Harta e re gjyqësore/ Hazizaj: Goditet avokatia, po rikthehen praktikat e para '90

18:38, 29/12/2021
A+ Aa A-

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj e quan hartën e re gjyqësore si rikthim në format e drejtësisë së regjimit komunist. 

Në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Hazizaj tha se qeveria po godet profesionin e avokatisë, duke hequr apo reduktuar gjykatat. 

"Harta gjyqësore është vendimmarrje politike. Kjo bie rëndomtë jo mbi qytetarin, por edhe mbi avokatinë. Avokatia është një shërbim që doli e rënduar nga 40 e kusur vite para '90. Këta me këtë lloj dizanji nuk është gjë tjetër veçse një formë, ngjyrë tjetër, me të njëjtin themel të para viteve '90. Që do të thotë se e pamundëson mbrojtësin ligjor, duke reduktuar dhe duke lënë pjesën më të madhe të vendimmarrjes së gjykatave në Dhoma Këshillimi. Kjo reformë nuk është e dështuar jo vetëm për shkak të kësaj hartografie, por për shkak të nepotizmit. Shihni shkollën e Magjistraturës, fëmijët dhe nipërit e kujt janë. Ky nuk është sistem gjyqësor, ky është sistem prokurorial", u shpreh Hazizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco