Tërmeti në Bubq/ Rama tallet me banorët: Banesa 100% falas! Kush nuk do probleme..., të bëhet socialist

Tërmeti në Bubq/ Rama tallet me banorët: Banesa 100% falas! Kush nuk do probleme..., të bëhet socialist

17:35, 29/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë kësaj të mërkure, Edi Rama është ndalur në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke ndarë çelësat e banesave për 122 familje, të cilave u janë rindërtuar ndërtesat e dëmtuara.

Duke u justifikuara për vonesat në dorëzimin e çelësave, ku sipas tij ishte pandemia, të gjthë e dinë se banesat ishin gati më parë por do përdoreshin për propagandën e Ramës me rastin e festave të fundvitit.

Një nga talljet e Ramës me banorët ishte edhe deklarata e tij se banesat janë 100% falas, kur dihet se fondet e rindërtimit kanë ardhur nga donacionet e vendeve të huaja dhe qeveria shqiptare i ka përdorur ato për qëllime elektorale, duke përdorur deri në 140 milionë euro vetëm pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Rama, gjithashtu ironizoi situatën në PD, ku u shpreh se 'përplasja mes demokratëve nuk është problem i qeverisë', ndërsa shtoi se 'kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste'.

Rama: Nëse kujdeseni si duhet të gjitha këto oborre të gjelbëruar do e bëjnë edhe më të bukur ambjentin se kjo që shohim sot. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, është dashur kohë dhe mes nesh sot dhe në momentin ku ra ajo fatkeqësi, hyri në mes pandemia që na detyroi të ngujohemi si kurrë më parë në shtëpitë tona. Bllokoi shumë kompani dhe krijoi vonesë për mbylljen e këtij procesi. Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç’të dojë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. Ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist. Megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco