VIDEO-SYRI TV/ Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, takimin ja organizoi PS

VIDEO-SYRI TV/ Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, takimin ja organizoi PS

14:38, 29/12/2021
A+ Aa A-

Demokratët e Dibrës kanë braktisur këtë të mërkurë deputetin Lulzim Basha, i cili ka mbajtur një takim në qytetin e Dibrës. Anëtarët e PD-së në Dibër i bën thirrje Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, dhe të largohet. Ata denoncuan se në takim janë persona të cilët nuk janë në radhët e PD-së

Nga SYRI TV

Strukturat e Partisë Demokratike në Dibër kanë braktisur deputetin Lulzim Basha, i cili këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë. Demokratët e Dibrës i kërkuan Lulzim Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, të cilët më 18 dhjetor e shkarkuan me 43385 vota, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë që PD ta marrin peng, ata që janë pakica brenda Partisë Demokratike.

Demokratët e Dibrës denoncuan se në takimin e organizuar nga Basha janë pjesë persona të cilët nuk janë radhët e PD-së, dhe se takimi është organizuar nga babai i kreut të PS-së së Peshkopisë.

Strukturat e Partisë Demokratike në Peshkopi, bën me dije se të gjithë demokratët që votuan referendumin për shkarkimin e Bashës do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha, në 8 Janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco