Emërohet Komandanti i Forcës Detare

Emërohet Komandanti i Forcës Detare

13:27, 29/12/2021
A+ Aa A-

Kundëradmirali Adnand Agastra, me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’.

Dekreti është firmosur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Njoftimi i Presidencës:  

Republika e Shqipërisë

Presidenti

Dekret për emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa ‘c)’, e ligjit nr. 64/2014, ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

Dekretoj:

Neni 1

Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA , me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13407

Tiranë, më  29.12.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi30/12/2021 03:06

Opa opa te shohim cfare aferash do te boj ky kumandari i ri me pronat e ushtrise qe mund te kene dhe pronar te vjeter se kot nuk e kane zgjedh. Vidhni ju shkerdhefsha rracen se po ju vjen dita mos u merzisni dhe pak, nga hundert do tju dalin se e keni prek gjithe popullin.

Shto koment

Denonco