Si Edi Rama po fal Portin e Durrësit me negociata sekrete

Si Edi Rama po fal Portin e Durrësit me negociata sekrete

12:56, 29/12/2021
A+ Aa A-

Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthyer aty, dy ministra të qeverisë shqiptare ishin në Dubai për të negociuar koncesionin e portit të Durrësit.

Që pas darkës së famshme të Nusretit, përfaqësues të qeverisë Rama kanë qenë të paktën edhe 4 herë të tjera në Dubai për të negociuar direkt me Muhamed Alabar për koncesionin e shumëpërfolur të Portin të Durrësit. Në të njëjtën kohë vet Alabar ka qenë disa herë në Tiranë. Por të gjitha vizitat e ndërsjellta janë mbajtur sekret dhe pa asnjë njoftim publik.

Megjithatë, ndonëse jashtë syve të publikut negociatat mes palëve kanë qenë intensive. MCN ka mësuar pika më e nxehtë e tyre mbetet pjesëmarrja e qeverisë shqiptare në projekt.

Arabët kërkojnë që shteti shqiptar të hyjë si aksioner në koncesion. Kjo nënkupton se qeveria, veç faljes së tokës duhet të financojë edhe investimin në proporcion me përqindjen e aksioneve që do të ketë në projekt. Por qeveria shqiptare preferon një tjetër pjesmarrje, atë të pronares përfituese. Pra arabët të financojnë të gjithë projektin, ndërsa qeveria të përfitojë një përqindje të caktuar nga të ardhurat e shitjes së apartamenteve që do të ndërtohen në zonën e portit.

Me sa duket tashmë palët po shkojnë drejt marrëveshjes finale. Këtë të mërkurrë në rendit e ditës të mbledhjes së qeverisë ishte caktuar edhe një vendim, që e kalon pronësinë e Portit të Durrësit nga Ministria e Infrastrukturës tek ajo e Financave dhe Ekonomisë. Nuk dihet nëse vendimi do të kalojë po sot, apo gjatë ditëve në vijim. Por konsolidimi i pronës tek një ministri e vetme është hapi i parë, i cili do të pasohet nga kalimi i të gjithë pronës së Portit dhe 100 hektarëve tokë shtetërore përreth tij tek kompania Symphony Invest.

MCN ka mësuar gjithashtu se Alabar sot ndodhet në Tiranë. Ditën e Vitit të Ri, ai do të jetë së bashku me kryeministrin Edi Rama ku përmes një shfaqje me fishekzjarre do të inaugurohet fillimi i projektit të Portit. Një show madhështor, që i hap rrugën koncesionit kontrovers duke transferuar pa garë dhe pa procedurë ligjore, një pronë publike me vlerë të paktën 500 milionë euro tek një kompani private.

Pas transferimit, Porti i Durrësit do të çmontohet dhe kompania private do të ndërtojë aty një port jahtesh si dhe mijëra apartamente, të cilat më pas do të shiten në treg duke sjellë fitime për të. Ndërkohë qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë qindra milionë euro për ndërtimin e portit të ri, në zonën e Porto Romanos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/12/2021 17:20

Shkatërron enkas çdo veprimtari të shtetit me qëllim kalimin me konçesion tek privati (i zgjedhur paraprakisht), në këmbim të milionave euro për xhepin e vet. Shqiptarët shitën votën për një thes miell dhe e shohin veten në një shtet të shkatërruar totalisht, të falur privatëve nën moton “miq fiq” , duke garantuar varfërinë e përjetëshme të shtypur e shtrydhur nga një tufë privatësh kriminelë mafiozë pa asnjë lloj shteti (inegzistent) që të mbrojë ekuilibrat socialë dhe drejtësinë ligjore e shoqërore. Ky është krieministri inë me dyzet hajdutët (në fakt janë disa qindra dhjeputetë e ministra, krietarë bashkishë, zv.ministra, këshilltarë, drejtorë , si dhe kurva e kurvi që ja lëpijnë. Dikur shante Berishën “doktor rrumpalla” sepse piplli injorant besoi firmat piramidale. Edvin palla i mblodhi të gjitha në një dorë, i vodhi të gjitha edhe për 100 vitet e ardhme, duke i lënë pipllit një shkretëtirë totale ku askush nuk ka më as shpresën e ëndrrës. Prandaj shqiptarët ku sytë këmbët braktisin ferrin e krijuar, nën gajasjen e armikut e kryekriminelit më të llahtarshëm të Kombit Shqiptar në histori. Dhe këtë katarsis që krijoi ja ka shit Sërbisë, duke mbledh miliardat nga të katër anët në bankat off shore të katunares Lushnjes Linda Nallones.

Shto koment

Denonco