Prishtinë, Rama përvesh mëngët, realizon premtimin që dha në fushatë

Prishtinë, Rama përvesh mëngët, realizon premtimin që dha në fushatë

09:22, 29/12/2021 Nga D.G.
A+ Aa A-

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, premtoi se në rast se do ta fitonte garën për kryeqytetin, prioritet i tij do të ishte këmbësori. E pak ditë pasi e mori pozitën e kryetarit, Rama duket se ka filluar të punojë në këtë drejtim, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo pasi, Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një shtegu për ecje dhe vrapim. Kontrata do të kushtojë 10 mijë e 966 euro, derisa fitues është shpallur biznesi individual 'Visar Kuçi B.I.' Në dosjen e kontratës nuk bëhet e ditur se në cilën pjesë të kryeqytetit do zhvillohen këto punime.

Detajet e kontratës:

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco