Kryeministrja serbe si Basha/ Berisha është e shkuara, nuk duhet mbështetur

Kryeministrja serbe si Basha/ Berisha është e shkuara, nuk duhet mbështetur

11:52, 21/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministrja e Serbisë e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha politikan të së shkuarës, që e ndërton politikën e tij me konflikt. Kryeministrja serbe, e cila tha se sheh nga e ardhmja, vetëm 1 vit më parë i cilësoi shqiptarët si njerëz primitivë që sapo kanë zbritur nga mali.

Reagimi i saj vjen një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër nismës së Ballkanit të Hapur, teksa presidenti serb Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev ndodhen në Tiranë.

“Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi” – tha Brnabiç në një talk show në televizionin Happy TV, pa përmendur specifikisht askënd.

“Ka njerëz që tërhiqen nga forcat e së shkuarës e të tjerë që tërhiqen drejt së ardhmes, sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit,” shtoi ajo, shkruan N1.

Sipas saj, nisma e Open Balkan kundërshtohet nga njerëz ‘të ngecur në disa stereotipe nga të cilat nuk mund të dalin’ dhe shtoi se ka njerëz që kanë frikë se nisma do të zbulojë të gjitha dobësitë e tyre:

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë në fakt janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani21/12/2021 13:14

O BURRI! PO SLLOBODAN VUÇIQ, MINISTRI I KRIMINELIT GJAKATAR MILOSHEVIQ, GËBELSI I HITLERIT TË BALLKANIT, SLLOBODAN MILOSHEVIÇIT GJATË MASAKRAVE SERBO-FASHISTE NË KROACI, BOSNJË DHE KOSOVË MBI POPULLSINË CIVILE TË PAMBROJTUR, TË DUKET TY O VEMJE, NJË POLITIKAN PERËNDIMOR I TË TASHMES DHE I TË ARDHMES SË POPULLIT SERB DHE ATIJ BALLKANAS???!!!

Shto koment

Denonco