Arroganca e Vuçiç: Nuk kërkojmë falje, na ka ardhur në majë të hundës

Arroganca e Vuçiç: Nuk kërkojmë falje, na ka ardhur në majë të hundës

09:59, 21/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur në Tiranë, ku tha se i ka ardhur në majë të hundës nga fakti se duhet të japë sqarime se pse shtetet e ballkanit po bashkëpunojnë mes tyre. Ai shtoi se nuk ka pse kërkon falje ndaj vendeve të tjera.

“Në fakt i keni shpjeguar tashmë pothuajse të gjitha ato gjëra për të cilat ne kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që ne kemi arritur, të cilat ju i prezantuat sot. Ne mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku, do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë".

"Unë kam pasur mundësi që mbrëmë të bisedoja me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, të cilët kishin interes të madh për të investuar qoftë në Serbi qoftë në Maqedoninë e Veriut, besoj fort që shumë më shumë qytetarë do të bëjnë turizëm mes tre vendeve tona.

Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani21/12/2021 10:36

NJË MUT KANË PËR TË INVESTUAR NË SERBI BIZNESMENËT E SHQIPËRISË!!! I VETMI BIZNES FITIMPRURËS NË SHQIPËRI ËSHTË TRAFIKU I DROGRAVE, NDËRTIMI I PALLATEVE, TENDERAT, KONCENSIONET DHE PPP!!! ÇFARË BIZNESI DO TË BËJNË "BIZNESMENËT" SHQIPTARË TË TRAFIKUT TË DROGËS NË SERBI??!!!

Shqiptari21/12/2021 10:32

PO SIKUR FËMIJËT E TU, O GJAKATAR I PAMËSHIRSHËM SERB, DHE FËMIJËT E SATRAPIT TË SURRELIT, TË ISHIN MASAKRUAR, VRARË, THERUR, DJEGUR DHE ZHDUKUR, ÇAFRË DO TË NDJENIT, ÇFARË DO TË THONIT DHE SI DO TË VEPRONIT??!! KRIMINELËT DHE GJAKATARËT NUK KANË SURRAT TJETËR PERVEÇ SE TUAJIN!!! SI TË MOS TË VIJË NË MAJË TË HUNDËS TY MU NË MES TË TIRANËS, KUR POPULLIN SHQIPTAR TË KOSOVËS, TË METVEQËS, TË BUJANOVCIT, TË MALIT TË ZI DHE TË SHQIPËRISË, MË SHUMË SE SA VUÇIQI, I URREN VETË SATRAPI I SURRELIT, DIKTATORI EDVIN KRISTAQ RAMA! PSE TË KËRKOSH FALJE TI O PLEHRA I MUTIT? SOT SHQIPËRIA ËSHTË I VETMI KOMB NË BOTË I NDARË NË 5 SHTETE, DHE JO SERBIA GRABITQARE DHE KRIMINELE!!

Shto koment

Denonco