Boçi: Basha e njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, pse i shkarkoi pjesëmarrësit nëse ishte tubim

Boçi: Basha e njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, pse i shkarkoi pjesëmarrësit nëse ishte tubim

09:44, 21/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se Lulzim Basha në vetëdijen e tij, e njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit si të tillë.

I ftuar në studion e 'Politiko', Boçi tha se vetë Basha e ka dëshmuar një gjë të tillë me veprimet e fundit. Deputeti shtroi pyetjen se nëse Basha do ta konsideronte 11 Dhjetorin tubim, nuk do të ndërmerrte akte si shkarkimi i anëtarëve që morën pjesë në Kuvend

"Edhe vetë Basha në ndërgjegjien e tij e njeh si Kuvend sepse e di shumë mirë forcën e Kuvendit. Sepse me veprimet e tij dëshmoi që 11 është Kuvend. Në fillim tha është tubim. Por personat që morën pjesë aty për arsye se morën pjesë u shkarkuan. Sepse po të ishte tubim pse u shkarkuan? Statuti nuk e parashikon. Këtu nuk e le inati të sundojë arsyen. Kur qenka tubim pse i përjashton. Mbi të gjitha nuk i njeh vendimet, pse i përjashton në pjesëmarrrje", tha Boçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco