Profesori nga Parisi: Anti-amerikan është Edi Rama, jo Sali Berisha

Profesori nga Parisi: Anti-amerikan është Edi Rama, jo Sali Berisha

21:09, 20/12/2021
A+ Aa A-

Profesori Nezir Kraki i cili vepron në Paris, vlerëson se antiamerikan është Edi Rama, jo Sali Berisha, ndërsa rendit edhe arsyet e këtij mendimi.

"Sepse veprimet dhe planet e tij politike janë prej kohesh në kundërshtim me interesat gjeostrategjike amerikane në Evropë e Ballkan. Ndarja e Kosoves, Ballkani i hapur, defaktorizimi i popullit shqiptar në rajon atj… janë veç disa nga angazhimet antiamerikane dhe pro serbe (e pro ruse) të Edi Ramës. 

Ku ku ka më antiamerikanizem sesa t’ia hapësh rrugët dhe ujërat e Shqipërisë ndikimit ruso-serb ne kohën kur Serbia e Rusia janë dakordu për destabilizime rajonale nga Bosna deri ne Ukrainë?!", ka shkruar ai në reagim.

Ai ka shtuar se nuk je antiamerikan nëse ke mospajtim me një ambasadore apo diplomat. 

Linja politike i përcakton aleancat, jo miqësia personale në korridoret e ambasadave, shton profesori. 

"Prandaj, siç e thash para disa ditëve në një debat, shumë shpejt edhe Departamenti i shtetit do ta kuptojë që linja politike e Sali Berishes mbetet linja e vetme 100% e perputhshme me interesat amerikane dhe ato shqiptare. Sepse Sali Berisha ka qenë dhe mbetet politikani më vizionar sa i përket rreshtimit strategjik të shqiptarëve. Ka qenë dhe mbetet mbrojtësi më i madh i projektit më të madh amerikan të ketyre 30 viteve: Kosovës shtet. 

Sali Berisha është aset kombetar të cilin shqiptarët s’e kanë luksin ta mohojnë e nëpërkëmbin veç se një Kim, nje Dell apo një Grenell nuk ndihen komod në misionet e tyre pa qartesi diplomatike.  

Nuk hudhen në harresë 30 vite veprim publik me një tweet qorrazi të publikuar në dhunim të çdo parimi bazë demokratik", ka shkruar mes të tjerash Kraki në postim të tij në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco