'Ua paguajtën biletat, i sollën nga Italia'/ Zbulohen të tjerë delegatë fals të Bashës: Zëvendësuan anëtarët e PD

'Ua paguajtën biletat, i sollën nga Italia'/ Zbulohen të tjerë delegatë fals të Bashës: Zëvendësuan anëtarët e PD

19:04, 20/12/2021
A+ Aa A-

Një tjetër denoncim i mbërritur në redaksinë e SYRI-t zbërthen skemën manipulative të Lulzim Bashës për të mbledhur gjoja Kuvendin Kombëtar të shtunën. 

Në mungesë të delegatëve legjitimë të Partisë Demokratike, të drejtuesve të strukturave lokale, personave me funksione në seksione apo grupseksione, Lulzim Basha i ka zëvendësuar ata me njerëz pa angazhime në PD. 

Të tillë janë edhe dy emigrantët që kanë ardhur posaçërisht nga Italia, pasi ua kanë paguar biletat njerëzit e Bashës, dhe kanë zëvendësuar delegatët e Kavajës.

Ky operacion, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë e Syrit, është kryer nga kryetari i degës së PD në Kavajë, Isa Sakja. 

Kujtojmë që të shtunën Lulzim Basha u shkarkua nga rreth 44 mijë vota demokrate nga kryetar i Partisë Demokratike. Duke ratifikuar kështu vendimin e marrë në 11 dhjetor nga 4446 delegatë të PD në 'Air Albania'. 

Ja denoncimi që mbërriti në redaksinë e SYRI-t
Refugjatë që u prenë biletat që erdhën si delegatë të Lulit. Delegatë të Kavajës që duhet se na zëvendësuan ne. S'kanë lidhje fare me delegatët. Janë nga Syneji, i kanë sjellë nga Italia si delegatë. Kanë nga 25 vjet në Itali, i ka sjellë Isai me Përparimin e s'kanë lidhje fare me strukturat e PD, patën organizuar me shumë por nuk erdhën! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco