Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, foli për protestën e sotme kombëtare kundër vizitës së Vuçiç, të thirrur nga Sali Berisha.
Koka theksoi se Ballkani i Hapur është operacion i Sorosit, duke shtuar se ky është një projekt destabilizues për rajonin.
“Të gjithë njerëzit që hipën në Foltore ishin personalitete. Po flasim për protestë kombëtare. Ballkani i Hapur është operacion i Soros. Po ashtu, Ballkani i Hapur është projekt, që bëhet nën presion të madh. Presidenti maqedonas Stevo Pendarosvski ka thënë se është vënë në presion të madh për projektin e Ballkanit të Hapur.
Projekti i Ballkanit të Hapur ka brenda saj edhe Aleksandar Vuçiç. Putin po destabilizon Ukrainën dhe mos harrojmë atë që ndodh në Bosnjë me anë të Dodik. Vuçiç patjetër që është i afërt me Putinin dhe ky njeri pritet në sofrën e Gjergj Lucës”, deklaroi Koka.
© SYRI.net