VIDEO/ Zbriti nga makina luksoze, demokratët s'ia përtojnë Salianjit: Tradhtar, të shitur, turp

VIDEO/ Zbriti nga makina luksoze, demokratët s'ia përtojnë Salianjit: Tradhtar, të shitur, turp

18:41, 20/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji mbërriti sot te selia e PD me një automjet luksoz tip 'Range Rover' qindra mijëra euro. 

Siç duket edhe nga pamjet, Salianji zbret nga makina, e cila afrohet deri te këmbët e protestuesve që ishin mbledhur te oborri i PD, dhe kalon përmes njerëzve, duke i provokuar.

Protestuesit demokratë nuk ia përtojnë dhe lëshojnë drejt tij thirrje e ofendime si turp, tradhtar, të shitur dhe 'Basha ik'.  

Me nënqeshje ironike, deputeti i Bashës ngjiti shkallët e ndërtesës dhe u fsheh brenda selisë së PD. 

SYRI sjell video nga ky moment: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco