Shameti: Me Ballkanin e Hapur, Serbia e pranishme në Kosovë. Projekti është antieuropian

Shameti: Me Ballkanin e Hapur, Serbia e pranishme në Kosovë. Projekti është antieuropian

18:38, 20/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, deklaroi se me Ballkanin e Hapur, Serbia është akoma e pranishme në Kosovë.

Shameti theksoi se projekti i Ballkanit të Hapur është mbi të gjitha antieuropian.

“Me Ballkanin e Hapur, Serbia është prapë në Kosovë. Ballkani i Hapur nuk është projekt europian. Ballkani i Hapur e kënaq një nacionalist serb. Isha në një takim në Tiranë me të ftuar nga rajoni, e të ftuarit nuk e kishin të shkruar që ishin nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, por Prishtina, Beogradi, Shkupi.

Kur pyeta se përse Prishtina dhe jo Kosova, më thanë se nuk duan të lëndojnë serbët. Kosova edhe sot përfaqësohet me fusnovë e ndaj mund të themi se Serbia ka arritur shumë me anë të Ballkanit të Hapur”, deklaroi Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco