‘Open Balkan’, Blerim Haxhia: Projekt serb! Rama thikë pas shpine Kosovës

‘Open Balkan’, Blerim Haxhia: Projekt serb! Rama thikë pas shpine Kosovës

18:30, 20/12/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Task Foce me Sonila Meçon në SYRI TV, drejtuesi i Syri Kosova, Blerim Haxhia e ka quajtur Open Balkan një projekt serb dhe një thikë pas shpine nga Rama ndaj Kosovës.

Haxhia theksoi se Tirana zyrtare, nëpërmjet Edi Ramës i ka forcuar marrëdhëniet me Vuçiçin me një projekt serb sic është ai i 'Ballkanit të Hapur',dhe kjo është një thikë pas shpine ndaj Kosovës dhe nuk e dimë a bën me vetëdije a jo por koha do e tregojë. Por është një dëm i madh që po i shkaktohet Kosovës.

Blerimi: Është një lajm shumë i mirë kjo protestë e sotme. Më në fund vjen një përgjigje serioze që na vjen dhe nga Shqipëria, për sa i përket Ballaknit të Hapur, kësaj nisme që e anashkalon Kosovën dhe e defaktorzion, përpjektjet e saj për tu faktorizuar si shtet. Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën por e lufton saherë të ketë mundësi. Të jesh shtetas i Kosovës e kupton se sa e vështirë është të depërtosh jashtë. Dhe e kupton se sa lobing të fortë ka Serbia kundër Kosovës. Tirana zyrtare nëpërmjet Edi Ramës i ka forcuar marrëdhëniet me Vuçiçin me një projekt serb sic është ai i Ballkanit të Hapur,dhe kjo është një thikë pas shpine ndaj Kosovës dhe nuk e dimë a bën me vetëdije a jo por koha do e tregojë. Por është një dëm i madh që po i shkaktohet Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco