Bumçi: Aleanca Rama–Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Duan ta izolojnë Prishtinën

Bumçi: Aleanca Rama–Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Duan ta izolojnë Prishtinën

16:45, 20/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Aldo Bumçi në fjalën e mbajtur në porotestën e opozitës në Tiranë kundër vizitës së Aleksandar Vuçiç në Tiranë, foli për projektin e Ballkanit të Hapur.

Bumçi theksoi se aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projekt për të ndarë Kosovën. Ai shtoi se këta politikanë duan ta izolojnë Prishtinën.

“Të protestojmë kundër projektit të Ballkanit të Hapur, që do të legalizojë regjimet autoritare. Ata që bëjnë aleancën me krimin, që ndërtuan narko-shtetin, sikur janë garantues të paqes në Ballkan. Aleanca Vuçiç - Rama paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës.

Ky projekt dështoi dhe pas kësaj, vazhduan me Mini Shengenin. Ballkani i Hapur është përpjekje për të izoluar Kosovën. Vuçiçit ia bën fasadën Rama, e Vuçiç do që të nxisë destabilitet në rajon. Ka vetëm një rrugë drejt Europës, të ndërtojmë shoqëri demokratike në Shqipëri, Serbi, kudo, duke pasur opozitë në rajon”, deklaroi Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco