Ke të drejtë Lul! Nuk mund të protestohet kundër mëkëmbësit të Putinit e Xi Jinpingut në Ballkan

Ke të drejtë Lul! Nuk mund të protestohet kundër mëkëmbësit të Putinit e Xi Jinpingut në Ballkan

20:54, 19/12/2021
A+ Aa A-

Nga Melisa Braci

Të dashur miq, mbrëmë listës së madhe me gafa politike të Bashës, iu shtua dhe një tjetër.

Pa pikën e turpit dhe duke mos respektuar aspak disa kode të pashkruara të komunikimit diplomatik, ai deklaroi që protesta ndaj Vućić, thirrur nga lideri real i Demokratëve sot, qenka protestë ndaj Blinkenit, që përkthehet ndryshe ndaj SHBA-ve.

Të ishte një personazh tjetër, me peshë në Ballkanin Perëndimor, kjo do i prishte shumë punë dhe Blinkenit sot, por Amerikanët fundja e dinë sa peshë, sa mend e sa i pavarur është Lulzim Basha, sepse së fundmi ia kanë matur shumë mirë pulsin, fuqinë e intelektin, ndaj dhe nuk shqetësohen nga kjo deklaratë prej analfabeti politik.

Po ta lidhim me aktualitetin gjeostrategjik të Serbisë, nisur nga deklarata e Lulzim Bashës, nxjerrim disa presupozime, siç po i rreshtoj më poshtë:

1.  Shqiptarët nuk mund të protestojnë kundra njeriut që përfaqëson shtetin që nuk njeh e nuk ka ndër mend të njohë Kosovën si shtet të pavarur, ka kryer krimet më të rënda të luftës ndër shqiptarët e Kosovës e nuk ka kërkuar as nuk mendon të kërkojë falje.

2. Shqiptarët nuk mund të protestojnë ndaj njeriut që ka qenë ministër në qeverinë e Millosevićit, spastruesit etnik të Shqiptarëve dhe që me projektin ( Open Balkans) e iniciuar nga po ky njeri kërkon të rikthejë konceptin e Serbisë së Madhe në Rajon.

3. Shqiptarët nuk mund të protestojnë kundra një njeriu që ka kthyer vendin e tij në “ dritaren” ekonomike e gjeostrategjike të Kinës në rajon duke qenë përfituesi më i madh  në të gjithë Ballkanin Perëndimor i investimeve që rrjedhin nga  BRI-ja, përkthyer në hapjen e qendrës bankare kineze për të gjithë këta shtete dhe në huamarrjet pa kriter prej rreth 8 bilion €, gjithashtu në zëvendësimin e investimeve amerikane me ato kineze. Ne e dimë tashmë se këto përfitime konvertohen në varësi politike e diplomatike, për të vetmin qëllim: zbehjen e  influencës euroatlantike në rajon.

4. Shqiptarët nuk mund të protestojnë ndaj Vućić, si lideri mëkëmbës në rajon i interesave ruse. Ishte Vućić që para pak ditëve doli e u mburr se falë tij, Serbët nuk paguajnë sot  17 milionë dollarë për 10 milionë m/ kub për gazin Rus siç paguajnë Europianët, për shkak të deklaratave IDIOTE të politikanëve të tyre, por paguajnë veç 1, 6 milionë dollarë. E është Rusia që nuk njeh Kosovën si shtet, i jep e i ka dhënë garanci militare Serbisë, ka investuar në këtë fushë e vazhdon të influencojë në politikën e jashtme të Serbisë me çdo pakt.

Pra, Shqiptarët, SIPAS Bashës, nuk mund të protestojnë ndaj Vućić, ndaj influencës sino-ruse në Ballkan, se iu prishka qefi Blinkenit apo se Berisha kështu i kthen kusurin Blinkenit.

Në fakt, SHBA- të duhet të jenë falenderuese për këtë protestë !

Nuk e kanë parë veten kurrë më keq në Ballkan, Lulzim, ndaj dhe janë katandisur në atë pikë ku duhet të të vijnë në zyrë dhe TY !

TY që nuk të mbështet as baza e Partisë, që të shkarkon si mbetje me entuziazmin më të madh dhe që ti nuk je i zoti as t’ i takosh !

Kjo bazë ( e jo vetëm) do jetë dhe nesër në protestë kundra Vućić, Lulzim, për hatrin tënd, të Sorosit, të Ramës dhe kujtdo tjetër që mendon se do e ribëjnë akoma Serbinë të Madhe.

Vućić nuk mund të vijë pa i shkelur këmba në therrë ndër Shqiptarë për sa kohë ka borxh gjak !

Nëse Berisha është therrë e pengesë për vetëm kështu gjërash, u shtofshin therrat si ai Lulzim e u shfarofshin “Lulet” artificiale si Ti e tutorët e tu !!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gersi20/12/2021 02:03

I ka ren pikes bravo

Daj Jaku19/12/2021 22:13

Po ty të lumtë goja dhe pena moj Zonja Melisa!!! Megjithatë në proteste nesër do mungojë vetëm një zë i ngjirrur i një njeriu kot, fare kot. Një pallë si ky nuk është parë ndonjëherë. Mendo që nuk njeh as tabelën e shumëzimit e jo më shtigjet e thepisura të politikës dhe dipllomacisë.

Berisha krenari kombetare 19/12/2021 21:08

Shkrim I goditur, I artiluluar, faktues dhe tronditje mbi psikozen e semure te Bashes, rames, Gjekmarkaj, Dordolecit te klosit kreshnik collaku, ciftit politik beres suma saliani, boksdhjeri politik alibeaj etj. Te lumte dora Zonje, bravo Ylli manjanit

Shto koment

Denonco