VIDEO/ Pesë mijë të panjohur votuan shkarkimin e Berishës, Basha fsheh emrat

VIDEO/ Pesë mijë të panjohur votuan shkarkimin e Berishës, Basha fsheh emrat

20:36, 19/12/2021
A+ Aa A-

Edhe pse premtoi se do të publikonte një për një emrat e 5004 delegatëve që votuan përjashtimin e Sali Berishës nga strukturat drejtuese të PD, Lulzim Basha sot nuk duket askund.

I vetmi komunikim i kryetarit të partisë ishte mesazhi falënderues për pjesëmarrësit në Kuvendin e së shtunës.

Pas pikëpyetjeve për kapacitetin e Pallatit të Kongreseve, tashmë rezulton se në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, shumica janë anonim.

Nga ana tjetër, Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin Operacional Elektoral me kryetare Albana Vokshin, ka publikuar rezultatin përfundimtar të referendumit të zhvilluar po më 18 dhjetor, ku rezulton se 43 385 anëtarë apo 99 përëind e votuesve ishin pro shkarkimit të Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

albani19/12/2021 22:35

ore ai z. gjana sikur tha që sot do publikohen emrat e delegatëve të që morën pjesë në 18 , apo nuk ka ku i gjen 3 mijë të tjerë se salla nuk mer më shumë se 1800 veta... kuksianët në përgjithësi janë të besës dhe mbajnë fjalën , por ky si duket është shartuar me kryetar bravën që s'ka as bes as nder as shyllë kurizore.

Shto koment

Denonco