‘Kush s’njeh Kosovën, nuk respekton Shqipërinë’, Manjani i bashkohet protestës së Berishës

‘Kush s’njeh Kosovën, nuk respekton Shqipërinë’, Manjani i bashkohet protestës së Berishës

20:20, 19/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vijnë nesër në Tiranë në kuadër të takimit të radhës për nismën “Open Balkan”, por do të priten me protesta.

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër në orën 16:00 të gjithë mbështetësit e tij të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike. Më pas, siç bëhet me dije dhe në posterin e Berishës, të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste do të jetë dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Manjani shkruan se do të jetë në protestë jo për të protestuar kundër mysafirit, por kundër zotit të shtëpisë.

Sipas Manjanit kuy pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm, pasi një vend që nuk njeh Kosovën nuk respekton dot as Shqipërinë.

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.

I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!

Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm!

Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!

Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.

Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë.

Do jem aty si qytetar, patjetër!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 19/12/2021 22:15

E kam thene, manjani Jo vetem ne proteste por edhe ne kryesine e PD me sali berishen. Keto njerez me vizion, trima dhe te ndershen I duhen shqiperise, per tu udhehequr nga e djathta konservatore.hajde krahaso te tille njerez me lulushin qe ka filluar te bej trimin pas beteje, me griden qe ka filluar te recitojme talentin e prostitutes,me bardhen e gazmendit, me kalin e markajve, me gomarin marku, me hoxhen e aliut, me miun jemin te gjanajve, me tauken e tabakeve, me lloj lloj monstrash te keto lloji qe edhe ne stalla te dhive nuk meritojne te rine.

B19/12/2021 21:27

Gjithe Tirana duhet te dale, ata mohojne Reçakun,dhe nxjarrjen nga barku i nenes foshnjen.,perdhunime ne sy te familjareve per ti poshtruar. Rama meriton t’ja bejne atij …..

Shto koment

Denonco