Demokrati i tregon vendin Gjekmarkajt: Mandatin përdoreni si të doni, por mos flisni në emrin tonë, s’na përfaqësoni më...

Demokrati i tregon vendin Gjekmarkajt: Mandatin përdoreni si të doni, por mos flisni në emrin tonë, s’na përfaqësoni më...

12:29, 19/12/2021
A+ Aa A-

Demokrati nga Lezha Arben Ndoi i ka derguar një mesazh deputetit Agron Gjekmarkaj pas fjalimit të tij në kongresin e organizuar nga ish kryetari Basha.

“Jam i mrekulluar” nga fjalimi juaj i shkruan me ironi anëtari i PD në lezhë Gjekmarkajt duke i kujtuar se ka marrë mandatin e deputetit nga demokratët e këtij qarku dhe ku asnjë prej tyre nuk ishte ne atë sallë ku ai po fliste.

“Mandatin e deputetit përdoreni si të doni, por fjalimet mos i mbaj në emrin tonë!”, shkruan Ndoi duke i thenë Gjekmarkajt se, “nuk na përfaqësoni më!”

Ja postimi i plotë:

Jam i mrekulluar nga nga fjalimi i deputetit të zonës tonë Agron Gjekmarkaj dje në Pallatin e Kongreseve.

Po e ilustroj me këtë status:

Të gjithë personat në foto ishim pjesë e shtabit tuaj Agron.

Punuam ditë e natë, pa pagesë por me besim.

Edhe pse nuk kishit asnjë lidhje me zonën tonë, ju pranuam me bindje se ju kandidoi PD. (Në fakt ju kandidoi Basha).

Ju mbështetëm e ju votuam.

Në njësinë tonë - Dajç moret vota më tepër se të gjithë kandidatët e tjerë të PD së bashku.

Dhe të gjithë këto në foto, me përjashtimin tuaj, votuam dje në REFERENDUM për SHKARKIMIN e Bashës nga kryetari i PD.

Po jua deklaroj unë sot si njeri prej tyre:

Mandatin e deputetit përdoreni si të doni!

Por fjalimet mos i mbaj në emrin tonë!

Nuk na përfaqësoni më!

I lutem miqve të mi të mos bëjnë asnjë koment ofendues, pasi është e pa pranueshme dhe do i fshij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Morrat e Kuq19/12/2021 20:10

Po cfare pret nga ky pseudo Profesor ku zhgerryhet si ferma e tyre neper restorante lluksoze me grupin kafshe tufe dhe pergjigjet si nje adoleshent i llastuar. Do haj dhe do pi sa te dua, madje dhe aty ku depozitohen jashteqitjet. Perse jo aty eshte klubi I pastert ( se ne jemi llumi), cifte te magjepsur te dashurdhuar. Deputete qe na krahasojne me serbet nje idjot ky dordoleci I klosit. Me vjen pak keq per Zonjen cupi(duhet te kthehet ne PD me berishen, edhe Pampuri e njejte)

tos nano19/12/2021 14:06

me vjen keq more mik por kurvat , kurva ngelen, poshte spiunet e blinkenit

Shto koment

Denonco