SYRI numëron Live karriget e Pallatit të Kongreseve, ja sa delegatë pati Basha

SYRI numëron Live karriget e Pallatit të Kongreseve, ja sa delegatë pati Basha

00:18, 19/12/2021
A+ Aa A-

SYRI numëron LIVE numrin e karrigeve te Pallati i Kongreseve, ku Lulzim Basha dhe Jemin Gjana pretenduan se ishin 5004 delegatë. 

Nga numërimi prej 30 minutash që bëri gazetari Ermal Rizai, në transmetim Live, rezultoi se numri i karrigeve ishte shumë herë më pak se numri i delegatëve që raportoi Jemini.  

Nga numërimi rezultoi se në sallë ishin 1958 karrige

Sipas numërimit të të gjitha zonave të Pallatit të Kongreseve, mungojnë 3046 karrige për të arritur shifrën e rreme të Bashës dhe Jemin Gjanës.

Sipas statutit, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike kërkon 3820 delegatë të pranishëm që të nisë mbledhja dhe të merren vendime. 

Sakaq, shumë prej pjesëmarrësve sot në aktivitetin e Bashës nuk ishin as delegatë të Partisë Demokratike. 

SYRI ka identifikuar shumë prej tyre të cilët nuk kanë angazhime në PD, si dhe një numër i konsiderueshëm ishin militantë të Partisë Socialiste. Të tjerët ishin studentë të Universitetit Europian të Tiranës ku administrator është Laert Duro, deputet i PS.

Sikurse nuk munguan familjarët e deputetëve, dikush kishte fëmijët dhe dikush tjetër nënën, babanë, motrën, vëllanë e kushërinjtë. Kuvendi Basha-Bardhi keqpëdori edhe të miturit, fëmijë të moshave 8-9 vjeç të ulur në karrige si delegatë dhe me kartonin e votimit në dorë.

Edhe pse janë përdorur të gjitha instrumentet amorale për të mbledhur sa më shumë njerëz, sërish tallavaja Basha-Bardhi dështoi me turp. Kjo vulos dështimin e Lulzim Bashës. 

Lulzim Basha nuk ka bërë sot Kuvend, por një shfaqje politike me njerëz të marrë borxh. 

Në videon më poshtë mund të ndiqni numërimin në sallë nga minuta e 30-të: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Imeri ,CH19/12/2021 18:50

Lulzim Brava Letimari Ato ulganet leteshkoi te partija Kristaq Rames Partia Demokratike Leteshkoj Perpara ne krye me Sali Berishien

LYL BRAVA19/12/2021 13:16

Ne salle LYLIN e ndihmoi pak edhe EDQIM RAMA, duke çuar pjesetare te organizates DEBATIK (Djemte e Bashkuar Te Ideve Komuniste)... Siç bleu dhe vodhi votat ne 25 prill, te njejten skeme ja mesoi edhe LYL BRAVES

Shto koment

Denonco