Berisha: Tarraca e selisë së PD është mbushur me gardistë dhe RENEA

Berisha: Tarraca e selisë së PD është mbushur me gardistë dhe RENEA

21:24, 18/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në tarracën e selisë së PD ndodhen gardistë dhe forcat RENEA. 

Berisha tha se efektivët që ndodhen brenda selisë së PD janë të pajisur me bomba gazi lotsjellës. 

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, lideri historik i PD i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëhet pjesë e këtij skenari të turpshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin e vendit. 

Revolucionin demokratik tha Berisha nuk do ta pengojë asgjë, ndërsa shtoi ky revolucion po troket te dyert e qeverisë.

"PD është shtëpia e lirisë. Ju e patë historinë e turpit të sotëm se si ishin mbledhur aty fëmijë dhe njërëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Të mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Edi Ramës se kurrë këtë revolucion s'do mund ta ndalosh, as nuk mund ta mposhtësh. Por me këto që bën duke marrë peng Lul Bravën, duke ia mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA, shndërruan në një aset të vërtetë të qeverisë. Ata nuk paguhen për të ruajtur Lul Bravën, ata paguhen për të mbajtur rendin dhe qeverisë. I them Edi Ramës, revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Leri lojërat, mos luaj me pluralizmin. Ky revolucion është i gatshëm të çmontojë narkoshtetin. Është i gatshëm të përballet me çdo pengesë. Dhe do t'u rikthejë shqiptarëve votën e lirë", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco