Ylli Rakipi: Kuvendi i Bashës është fals. Ky njeri po më pështiroset

Ylli Rakipi: Kuvendi i Bashës është fals. Ky njeri po më pështiroset

20:33, 18/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi e quan fake Kuvendin e mbledhur nga Lulzim Basha ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. 

Rakipi tha se kemi të bëjmë me një aktivitet të pavlefshëm dhe se Lulzim Basha i ka vendosur kyçin Partisë Demokratike.  

Drejtuesi i emisionit 'Të Paekspozuarit' thotë gjithashtu se Lulzim Basha po i pështiroset nga lëvizjet dhe vendimet e marra prej tij. 

"Basha ka vulë, selinë, bravat, një pjesë të deputetëve. Për Kuvendin, kuorumi kërkon shumë më tepër sesa njerëz ishin në sallë. Ky ishte Kuvend fake (fallco). Ka mbaruar koha e mashtrimit.

Kur thua Edi Rama më ka vjedhur votat, të paktën mos bëj Kuvend fake. Të deklarosh 5004 njerëz, në një ambient që merr 1800 njerëz, kjo është fake.

Përse ka frikë Lulzim Basha, nëse ka shumicën siç deklaron? Njeriu mund të rivlerësohet, të kandidojë, jo të mbajë partinë si sh.p.k! 

Basha i ka vendousr kyçin Partisë Demokratike.

Opozita është për të mundur Edi Ramën, kjo që po shohim ne është një turp. Edhe Berisha ka faj, sepse ka heshtur për gjithçka.

Por, nuk mund të jem me këtë njeri (Bashën) sepse më pështiroset! 

Opozita është kthyer në qesharake. Është rasti i parë në historinë e pluralizimit, që një parti politike bën dy kongrese në një javë dhe tre brenda pak muajve", tha Rakipi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Un18/12/2021 21:48

E vetmja për të cilën më vjen keq këto ditë është znj.Flutura Acka.

Resmiu18/12/2021 21:19

Po ka me te peshtirosur se ty o super fshatar dhe kur flet....

Shto koment

Denonco