VIDEO-SYRI TV/ Tony Bleta: Çështja e Berishës do ngrihet në Senat

VIDEO-SYRI TV/ Tony Bleta: Çështja e Berishës do ngrihet në Senat

10:57, 13/12/2021
A+ Aa A-

Një nga organizatorët e bashkëbisedimit me demokratët në Florida, aktivisti republikan Toni Bleta, deklaroi se kishte kontaktuar me dy kongresmenë republikanë në shtetin e Floridas në lidhje me vendimin e shpalljes ‘non grata’ të ish-Kryeministrit Berisha, të cilët i kishin garantuar atij se do ta ngrejnë këtë çështje në Kongresin Amerikan.

Ai kritikoi edhe qëndrimet e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Në një bisedë që kam pasur me sekretaren e partisë tonë në Jacksonville, i kam shpjeguar situatën dhe më ka thënë; 'me sa duket Tony se ju ia keni dhënë pak të drejtën George Soros dhe ambasadorëve që sillen në këtë mënyrë ndaj jush'.

Fatkeqësia tjetër është se ata përfituan jo vetëm nga moseksperienca jonë, por edhe duke qenë një vend i vogël. Por unë kam një pyetje si për zonjën ambasadore ashtu edhe për Sekretarin e Shtetit, nëse ne si vend, Shqipëria, trajtohemi si aleatë strategjikë, përse duhet që një ambasador, ndihmës i zv/sekretarit të shtetit, duhet të vijë në Shqipëri dhe duhet të komandojë të dyja forcat politike me pa të drejtë dhe duke dhënë urdhra se si duhet të veprojnë. Kjo nuk është e drejtë.

Unë personalisht për atë që ka ndodhur ndaj Berishës, që i është ndaluar të udhëtojë në SHBA, kam kontaktuar me letra si DASH, por nuk më kanë kthyer përgjigje kurrë. Kam kontaktuar dy kongresmenët e zonës time, me telefonata dhe me letra, që kjo çështje të ngrihet në Kongres që edhe zëri jonë të dëgjohet dhe më kanë premtuar se do ta shikojnë këtë çështje edhe në Senat", u shpreh Tony Bleta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco