Mashtrimi i Bashës në KK: Në sallë 156 veta, në kuti 257 vota

Mashtrimi i Bashës në KK: Në sallë 156 veta, në kuti 257 vota

10:22, 13/12/2021
A+ Aa A-

Një ditë pasi Kuvendi Kombëtar vendosi që ta shkarkojë nga posti i kryetarit, deputeti Lulzim Basha kreu farsën e radhës. Deputeti Basha thirri një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të votuar shkarkimin nga funksionet të 11 anëtarëve të kryesisë dhe Edi Palokën nga funksioni i kryetarit të këtij këshilli. Sipas Jemin Gjanës, në votim orën pjesë 257 anëtarë nga 487 që ka gjithsej ky këshill. Mirëpo një program kompjuterik zbuloi se pjesëmarrës në sallë ishin vetëm 156 persona. Ndërkohë Lulzim Basha krahasoi liderin historik të demokratëve, Sali Berishën me Enver Hoxhën.

Deputeti i PD-së Lulzim Basha zhvilloi këtë të diel një takim me mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, e cila rezultoi në një skandal të madh mashtrimi sa i përket kuorumit të nevojshëm për mbledhjet e Këshillit Kombëtar. Në një kohë që shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kishin bojkotuar mbledhjen e thirrur nga ish-kryetari, Lulzim Basha dhe njerëzit e tij falsifikuan pjesëmarrjen ne votimin që ish-drejtuesit e PD organizuan për të shkarkuar nga funksionet kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe 11 anëtarë të kryesisë.

Jemin Gjana deklaroi se në votim morën pjesë 257 anëtarë të Keshillit Kombetar, nga të cilët 251 kishin votuar pro vendimit të kryesisë së shkarkuar.

Por deklarata e Gjanes u rrëzua nga verifikimi kompjuterik i pjesëmarrësve në këtë mbledhje. Sipas këtij verifikimi, numri real i personave të pranishëm në sallë ishte vetëm 156, ndërkohë që kuorumi i duhur për të zhvilluar mbledhjen është minimalisht 244. Ky është mashtrimi i radhës nga ish-kreu i kësaj partie Lulzim Basha, pas falsifikimit të listës së delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Lulzim Basha vijoi absurdin e aksionit për përjashtimin e kujtdo që nuk i bindet urdhrave të tij. Në prani të simpatizantëve dhe pa kuorumin e nevojshëm ai improvizoi një votim ku sipas tij u shkarkuan nga detyra kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka,  si dhe anëtarët e kryesisë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi si dhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi e Ledina Mandia!

Ajo që e bën qesharake këtë situatë është se kryesia, nga e cila i shkarkoi mbledhja e deputetit Basha, ishte shkarkuar e gjitha në bllok nga Kuvendi Kombëtar i PD. E gjithë kjo ngjan me një farsë për vetë faktin se vendimet e djeshme te Kuvendit Kombëtar janë të detyrueshme për çdo organ partie, qoftë ky Këshilli Kombëtar aq më tepër për një mbledhje tashmë të vërtetuar që nuk pati legjitimitet për mungese kuorumi dhe prezencë personash që nuk janë anëtarë të Këshillit!

Po në këtë mbledhje, në një akt të pashembullt në historinë e PD-së, deputeti Basha i ftoi mbështetësit dhe simpatizantët e PD-së që të votonin për një deklaratë ku ndër të tjera, lideri historik i PD-së, Sali Berisha krahasohet me ish diktatorin Enver Hoxha.

Një ditë më parë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit, vendim i cili do të ratifikohet me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike të shtunën e 18 dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco